Lajme
UNICEF, thirrje vendeve të pasura të dhurojnë vaksina
UNICEF: Vendet e pasura mund t'i ndihmojnë vendet e varfra me vaksina
Shumë vende të pasura zotërojnë numër të madh të vaksinave anti Covid. Nga ana tjetër, vendet e varfra janë duke u përballur me virusin korona dhe mungesa të vaksinimit. Lidhur me këtë Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara UNICEF ka kërkuar nga grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës, i njohur si G7, dhe Bashkimi Evropian që të dhurojnë vaksina për vendet e varfra, përcjell albinfo.ch.
Duke qenë se UNICEF është e ngarkuar me furnizimin e vendeve të varfra me vaksinave kundër koronavirusit përmes programit COVAX, që sa kohë drejton bashkërisht me Organizatën Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI) lidhur me vaksinat.
Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore, tha se dhurimi i dozave të tepërta “është një masë thelbësore dhe emergjente, e cila është e nevojshme tani”, shkruan REL.
Gjatë prononcimit, Fore tha se G7 dhe vendet e BE-së mund të dhurojnë rreth 153 milionë doza nëse ndajnë vetëm 20 për qind të furnizimit të tyre që e kanë në dispozion gjatë muajit qershor, korrik dhe gusht.
Po ashtu, Fore tha se një donacion i tillë mund të ndihmojë për të parandaluar vendet e pambrojtura të bëhen zona tjetër e nxehtë globale e shpërthimit të virusit.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen e Opera Ball të Vjenës Spiropali, ftuar me ftesë të posaçme të Ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate... -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’
Jeta në Zvicër
-
EuroAirporti prezanton “check-in” automatik Pasagjerët e linjave ajrore të zgjedhura tani mund të regjistrohen automatikisht në EuroAirport Basel-Mulhouse. Linjat e... -
Zvicër: Iniciativë e re kundër tolerancës zero ndaj alkoolit -
Zjarri në Crans-Montana ka pasur pak ndikim në turizmin zviceran -
Prodhuesi zviceran i baterive nuk paguan pagat e janarit -
Aargau: Hetim ndaj policisë pas incidentit me dy të huaj që folën anglisht














