Lajme
Shqipëria, gati për sezonin turistik, vaksinimi i operatorëve pritet të përfundojë në maj
Vaksinimi i operatorëve pritet të përfundojë në maj, ndërkohë po dezinfektohen zonat bregdetare
Sezoni turistik do të jetë i sigurt, pasi janë marrë masat e nevojshme për të penguar përhapjen e Covid 19, sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Manastirliu dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kanë marrë pjesë në mbledhjen e Task-Forcës së Turizmit për qarkun e Tiranës, ku lajmëruan masat e përbashkëta për mbarëvajtjen e një sezoni turistik të sigurt. Sipas saj, në maj përfundon vaksinimi i punonjësve dhe operatorëve turistikë, ndërkohë që situata epidemiologjike paraqitet pozitive.
“Është e vërtetë që jemi në një situatë epidemiologjike të kontrolluar, duke qenë se pozitiviteti i rastetve është nën 2%. Shqipëria ka dalë nga zona e riskut. Dua të theksoj se po vazhdojmë me intensitet procesin e vaksinimit sipas grupmoshave dhe grupeve prioritare, siç janë operatorët turistikë.
Do vijojmë vaksinimet me intensitet të shtuar, në mënyrë që të kemi një sezon turistik më të lehtësuar, por mbi të gjitha t’i garantojmë stafeve dhe pushuesve sigurinë e nevojshme”, tha ministrja.
Ndërkohë, ministri Klosi u shpreh se këtë vit do të kemi një sezon “covid free” dhe siguri të garantuar në të gjitha pikëpamjet.
“Megjithatë them që edhe përse po shkojmë mirë me vaksinimin, na duhet që së bashku ekspertët e dy institucioneve tona t’i paraqesin Komitetit të Ekspertëve një protokoll të caktuar edhe për vitin 2021, pasi përsëri do të duhet të kemi disa rregulla në zbatimin e këtij sezoni ashtu siç në fakt kishim edhe në vitin e kaluar por pa dyshim ia dolëm që të ishim një sezon i kontrolluar nga pikëpamja e pandemisë”.
Manastirliu shtoi se qendrat shëndetësore verore do të jenë të hapura 24 orë dhe e gjitha vija bregdetare do të dezinsektohet. “Sezoni turistik do të vijojë që të ketë në komponentët e tij edhe hapjen e qendrave shëndetësore verore. Do të jenë edhe këtë vit 28 qendra shëndetësore verore, me kujdes 24 orë, të cilat do të hapen përgjatë të gjithë zonave bregdetare, por edhe atyre turistike malore. Komponenti i tretë po kaq i rëndësishëm është programi i dezinsektimit të zonave turistike, i cili ka nisur sot në vijën bregdetare të Durrësit dhe në zonën e jugut dhe deri në datë 28 maj përfundon dezinsektimi i parë si proces i plazheve, duke filluar nga Velipoja drejt Shëngjinit dhe duke u finalizuar përgjatë gjithë bregdetit”, tha Manastirliu./tch
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër ekzistojnë mbi 300 mijë bunkerë për mbrojtje civile Sistemi unik zviceran i strehimit emergjent mbulon pothuajse të gjithë popullsinë dhe konsiderohet ndër më të... -
Teleferikët në Fribourg tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë verës -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025












