Kosova
Kurti: Integrimi në BE, pjesë e agjendës shtetërore
Sot është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian i Qeverisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kërkesat e përcaktuara nga Bashkimi Evropian do të trajtohen me seriozitet nga ana e Qeverisë.
“Kërkesat dhe kriteret që dalin nga procesi i integrimit në BE-në për vendin tonë në kuptimin e standardeve që duhen arritur, do të trajtohen me seriozitetin e duhur dhe përkushtim. Në aspiratat tona shtetërore për të qenë një shtet i zhvilluar, me ekonomi të qëndrueshme dhe vend demokratik, ku sundon ligji dhe drejtësia, standardet e BE-së duhet të jenë udhërrëfyes. Prandaj, agjendën e integrimit evropian duhet ta shohim si agjendë integruese të agjendës qeveritare dhe shtetërore”, ka thënë ai.
Po ashtu, Kurti ka shtuar se është përgjegjësi e Kosovës të përmbushë kriteret dhe standardet që kërkohen, ndërsa shtoi se do të kërkojë përgjegjësi nga ministrat për reformat konkrete që kërkohen të zbatohen, shkruan kohanet.
“Një nga përfitimet direkte të qenit në proces të integrimit në BE është skanimi dhe pasqyrimi i punës që na bëhet në BE në secilën fushë. Kjo e lehtëson shumë punën tonë dhe timen, sepse e kam më të lehtë të shikoj procesin dhe të kërkoj përgjegjësi nga ju aty ku ka dështime dhe vonesa. Do të kërkohet përgjegjësia nga ministrat për reformat konkrete që duhet të ndiqen e zbatohen dhe të gjithë zyrtarët publikë për përgjegjësitë e secilit. Agjenda e Integrimit Evropian duhet të jetë e mishëruar nëpër planet e punës nëpër institucionet e punës”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor













