Shqipëria
Ekstradohet në Francë shqiptari i përfshirë në masakrën e Nice-s
28-vjeçari u arrestua më 21 prill, me një urdhër nga Franca në qytetin jugor italian të Sparanize, në veri të Napolit
Endri Elezi, shqiptari i akuzuar për furnizimin me armë të një terroristi tunizian që vrau 86 vetë në Nice, do të dërgohet në Francë pas ekstradimit nga Italia.
Elezi dyshohet se ka ndihmuar Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili përplasi një kamion në një turmë në qytetin bregdetar francez në 14 korrik 2016.
28-vjeçari u arrestua më 21 prill, me një urdhër nga Franca në qytetin jugor italian të Sparanize, në veri të Napolit.
Agjencia e lajmeve LaPresse tha se policia arrestoi të dyshuarin, të identifikuar si Endri Elenzi, të mërkurën e 21 prillit në veri të Napolit.
“Elenzi kërkohej me një urdhër arresti evropian të lëshuar nga Franca për dyshimin se i kishte siguruar armë sulmuesit Mohamed Lahouaiej Bouhlel”, shkruhej në Lapresse.
Bouhlel u vra nga policia pasi sulmoi nga kamioni një turmë të mbledhur për një shfaqje fishekzjarresh gjatë një feste kombëtare.
Grupi i Shtetit Islamik (IS) mori përgjegjësinë për sulmin e 14 korrikut 2016.
Autoritetet franceze thonë se Bouhlel, një tunizian me rezidencë franceze, u frymëzua nga propaganda e grupit ekstremist, por që nuk është gjetur asnjë provë që IS orkestroi sulmin.
Prokurorët e Francës vitin e kaluar bënë një kërkesë zyrtare për nëntë të dyshuar që përballen me gjyqin në lidhje me sulmin.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik













