Lajme
Pfizer-BioNTech premton 2 miliardë doza për vendet e varfra
Partnerët amerikanë dhe gjermanë të vaksinës Pfizer-BioNTech premtuan një sasi prej 2 miliardë dozash të vaksinës së tyre për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme si pjesë e një përpjekjeje globale për të mbyllur hendekun e vaksinave midis kombeve të pasura dhe të varfëra.
Kreu Ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla e bëri njoftimin në emër të partnerëve farmaceutikë gjatë Takimit Global të Nivelit të Lartë për Shëndetësinë të organizuar në Romë nga Kryeministri Italian Mario Draghi. Në takimin që kishte në qendër pabarazitë e vaksinave në të gjithë botën, merrnin pjesë anëtarë të Grupit të 20 fuqive ekonomike dhe Komisionit Evropian, krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian.
Zoti Bourla tha se një miliard dozat e para të vaksinës së tyre do të dorëzohen këtë vit dhe pjesa tjetër në vitin 2022. Kompanitë farmaceutike të SHBA-së Moderna dhe Johnson & Johnson gjithashtu premtuan dhurime përkatësisht prej 200,000 dhe 100,000 dozash.
Bashkimi Evropian u angazhua të kontribuonte “të paktën” 100 milionë doza.
Drejtuesi i takimit, Draghi i quajti dhurimet “të konsiderueshme dhe për t’u admiruar”. Në hapje të takimit virtual, zoti Draghi vuri në dukje se nga gati 1.5 miliardë doza vaksinash që janë administruar në më shumë se 180 vende të botës, vetëm 0.3% janë shpërndarë në vendet me të ardhura të ulëta, ndërsa 85% në vendet më të pasura të botës.
Që kur filloi pandemia, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar kundër asaj që ai e ka quajtur “nacionalizëm vaksinash”, në të cilin vendet më të pasura grumbullojnë rezerva vaksinash ndërsa vendet e varfra nuk i kanë ato. Ai ka thënë se pandemia nuk do të marrë fund derisa të vaksinohen qytetarët e çdo vendi.
OBSH-ja administron mekanizmin ndërkombëtar të vaksinave COVAX, i cili u jep vaksina vendeve me të ardhura më të ulëta./Voa
E-Diaspora
-
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit Kapiteni i Zvicrës luan në filmin western “The Socceritos” përkrah legjendës së kinemasë, Terence Hill... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim” Autoritetet sqarojnë se dokumentet janë të falsifikuara dhe nuk kanë asnjë efekt juridik... -
Gjeneva autorizon një protestë “të kufizuar” kundër G7 -
Zvicra shqyrton një alternativë ndaj martesës -
Zvicra voton në shtator për neutralitetin shtetëror -
Winterthur
Sulm me thikë në Winterthur, sulmuesi bërtet “Allahu Ekber”, disa të plagosur













