Maqedonia
Maqedoni: Vallëzim në distancë, matja e temperaturës dhe dezinfektimi i duarve në hyrje të dasmave
Para se mysafirët të hyjnë në restorantin ku do të mbahet dasma, do të duhet t’i dezinfektojnë duart dhe secilit mysafir do të duhet t’i matet temperatura. Mysafirët nuk duhet të shtrëngojnë duart dhe të përqafojnë çiftin e ri, dhe as personat e tjerë të pranishëm në aheng. Qeveria konfirmoi sot se do të ketë muzikë të gjallë vetëm në dasma, me kusht që muzikantët të vendosen të paktën pesë metra nga tavolinat ku ka mysafirë. Të sapomartuarit duhet të paraqesin një listë të të ftuarve, të cilët mund të identifikohen nga menaxhmenti i vendit ku organizohet festa, ndërsa dasma duhet të paraqitet në Odën e Gastronomisë, ku është i anëtarësuar restoranti. Valle dhe vallëzime të ngjashme nuk duhet të ketë, mund të luhen në podium, por në distancë.
Është i lejuar vallëzimi në podium, sigurohet e parasheh protokolli, me hapësirë prej katër metra katrorë për person duke respektuar distancën e rekomanduar“, deklaroi Muhamed Hoxha, zëdhënës i qeverisë.
Vendimi i qeverisë për të lejuar muzikë të gjallë vetëm në dasma dhe jo në kafene, bare dhe restorante të tjera, ka zemëruar muzikantët. Nëse nuk e ndryshojnë këtë vendim dhe nuk lejohen të ketë muzikë në të gjitha restorantet, kërcënuan se të premten do të dalin për të protestuar.
Shoqata e muzikantëve “Muzikë tani”
“Pse dasmat dhe muzikantët që performojnë në dasma do të ishin më të privilegjuar se të tjerët? Ku janë protokollet për ngjarje të vogla (kafene, restorante, klube nate, bare, dhe objekte të tjera gastronomike) që ua kemi dorëzuar verën e kaluar? Sa do të zgjasë ky diskriminim, sepse për këtë bëhet fjalë, për diskriminim?”
Objekti në të cilin do të organizohet dasma duhet të jetë i hapur nga të tre anët, në mënyrë që t’i plotësojë masat parandaluese dhe protokollet e autoriteteve. Dje, gastronomët theksuan se nga 150 objekte të regjistruara për dasma, vetëm disa do t’i plotësonin kriteret e kërkuara nga Qeveria. Tani për tani, nuk lejohet të festohet në pjesën e mbyllur të lokaleve. Nëse mysafirët hyjnë në atë zonë, duhet të mbajnë maskë mbrojtëse. Sot, industria për organizimin e evenimenteve të biznesit, seminareve dhe konferencave u ankua se nuk kanë marrë asgjë nga ndihma e paralajmëruar prej dy milionë eurosh në prill./Alsat.mk
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?













