Kosova
Investimet në ushtri-Kosova e fundit në rajon, Shqipëria e dyta
SHBA në krahasim me të tjerët është dukshëm investuesi më i madh me plot 638 miliardë euro.
Bazuar në raportin e Institutit Ndërkombëtar të Stokholmit për Hulumtime Paqësore, Kosova renditet e fundit në rajon sa i përket investimeve që shtetet kanë pasur në ushtritë e tyre respektive gjatë vitit 2020.
Raporti në fjalë bënë matjen e investimeve të çdo shteti në ushtrinë e vet, ku Kosova ka arritur të investojë 65 milionë euro në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ndërsa vendin e parë për investime në forcat e armatosura për rajonin e Ballkanit Perëndimor, e zë Serbia me 920 milionë euro të investuara, Serbin e ndjek Shqipëria me 182 milionë, pastaj është Bosnjë-Hercegovina me 138 milionë euro, Maqedonia e Veriut me 130 milionë dhe Mali i Zi me 84 milionë, transmeton Ap, përcjell Albinfo.ch.
Sipas të dhënave të institutit në fjalë, top tri investuesit botëror sa i përket ushtrive të tyre respektive janë SHBA-të, Kina dhe India.
SHBA në krahasim me të tjerët është dukshëm investuesi më i madh me plot 638 miliardë euro.
Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Hulumtime Paqësore me bazë në Suedi është një institut i pavarur ndërkombëtar i dedikuar për kërkime shkencore sa i përket konflikteve, armatimeve, kontrollimin e armëve dhe çarmatimin.
Instituti u krijua nga Parlamenti Suedez dhe merr një pjesë të konsiderueshme të financimit të tij në formën e një granti vjetor nga Qeveria Suedeze.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit










