Shqipëria
Holanda, dritë jeshile Shqipërisë
Miraton konkluzionet e Komisionit Europian për hapjen e negociatave
Shteti i Holandës i jep dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Në një deklaratë thuhet se qeveria holandeze vlerëson që Shqipëria së fundmi ka bërë përparim me reformat për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe disa fusha të tjera. Të dhënat e deritanishme tregojnë progres, megjithëse numri i dënimeve të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet shqetësues, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu qeveria holandeze miraton konkluzionin e Komisionit se Shqipëria tashmë ka bërë përparim në kushtet që i ishin vënë. Po ashtu kërkohet forcimi i institucioneve, politikanët dhe qytetarët duhet të mësohen me pavarësinë e gjyqësorit, ndërsa thuhet se duhet të përfundojë Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të plotësohen të gjitha vendet e lira në fushën e drejtësisë.
Në deklaratën që ‘Top Channel’ disponon thuhet se progres është bërë, por lufta e vazhdueshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të kërkojë vëmendje të vazhdueshme dhe bashkëpunim ndërkombëtar, përfshirë partnerë të tillë si Holanda. Në deklaratë theksohet se qeveria holandeze do të vazhdojë të sigurojë që sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut të mbeten thelbësore në procesin e pranimit të Shqipërisë në BE.
Ky qëndrim i Holandës vjen disa ditë para se të vendoset për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në vendimmarrjet e mëhershme Holanda ka bllokuar hapjen e negociatave me vendin tonë.
Ndërkohë pengesa e re për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare është Bullgaria, e cila bllokon Maqedoninë e Veriut, dhe automatikisht edhe Shqipërinë. Brukseli është duke negociuar me Sofjen me qëllim që të mos pengohet hapja e negociatave për të dy vendet, ndërsa në tryezë është edhe diskutimi i ndarjes së Tiranës nga Shkupi.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta













