Shqipëria
Ku do t’i kalojnë pushimet shqiptarët?
Gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar bëri të ditur se drejt Shqipërisë kanë udhëtuar mbi 58 mijë pasagjerë
Kufizimi i lëvizjes në Bashkimin Europian për shkak të pandemisë ka orientuar shqiptarët drejt Stambollit.
Gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar bëri të ditur se drejt këtij destinacioni kanë udhëtuar mbi 58 mijë pasagjerë.
“Për vitin 2019 destinacioni me numrin më të lartë të pasagjerëve ka qenë Milano, me 94,214 pasagjerë, ndërsa në vitin 2021 numrin më të lartë të pasagjerëve e ka Stambolli me 58,014 pasagjerë”, bën të ditur AAC, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Por sipas AAC-së, ky vit krahasimisht me 2019 ka shënuar futjen e destinacioneve të reja si, Dubai, Baden-Baden, Basel, Berlin dhe Memmingem.
Referuar të dhënave zyrtare rezulton se në 4-mujorin e parë të 2021 kanë fluturuar për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” 342,804 pasagjerë. Ndërkohë viti 2020, krahasuar me vitin paraardhës, pati ulje të konsiderueshme të numrit të pasagjerëve për shkak të pandemisë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











