Shqipëria
Ambasada gjermane publikon një sqarim, ja çfarë duhet të dini
Heqja e kufizimeve të hyrjes nga Shqipëria në Gjermani, ambasada publikon një sqarim
Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Gjermanisë për të hequr kufizimet me Shqipërinë, duke nisur nga 20 qershori, transmeton albinfo.ch.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Ambasada gjermane shkruan se duke filluar nga 20 qershori udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri lejohet për të gjitha qëllimet e udhëtimit.
Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Gjermanisë për të hequr kufizimet me Shqipërinë, duke nisur nga 20 qershori.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Ambasada gjermane shkruan se duke filluar nga 20 qershori udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri lejohet për të gjitha qëllimet e udhëtimit.
Sipas Ambasadës, për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimi.
“Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani ✅✅✅
Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e diel, 20 qershor, ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore ✈️ është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin”, thuhet në mesazhin e Ambasadës gjermane.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit












