Bota
Hapet një fermë lundruese me 122 mijë panele diellore në Singapor
Një nga fermat më të mëdha diellore lundruese është hapur në Singapor.
Ferma lundruese u hap zyrtarisht nga Sembcorp Industries dhe Agjencia Kombëtare e Ujit e Singaporit PUB, dhe përbëhet nga 122 mijë panele diellore që mbulojnë një sipërfaqe prej 45 hektarësh.
Ferma diellore u zhvillua me qëllimin e katërfishimit të mundësive të energjisë diellore deri në vitin 2025, dhe në mënyrë që Singapori të luftojë krizën globale të klimës edhe në mënyrë më efektive.
Singapori është një vend ishull që është më shumë se dyfishi i madhësisë së Londrës dhe nuk ka burimet e nevojshme të tokës për fermat e mëdha diellore. Prandaj, ajo kërkoi një zgjidhje mbi ujë.
Edhe pse relativisht i vogël, Singapori është një qendër e rëndësishme financiare dhe është një nga prodhuesit më të mëdhenj të CO2 për frymë. Sembcorp Industries shprehet se energjia elektrike e prodhuar me ndihmën e fermave diellore do të jetë e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e pesë impianteve lokale të trajtimit të ujit. Kjo do të jetë ekuivalente me heqjen e 7,000 veturave nga rrugët, dhe emetimet vjetore të CO2 do të zvogëlohen me rreth 32 kilotone.
Ndërtimi i fermës diellore lundruese filloi në gusht 2020. Singapori do të vazhdojë të shfrytëzojë rrugët e tij ujore dhe bregdetin për të ndërtuar ferma diellore dhe për të përmbushur qëllimet e tij klimatike.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta Pavarësisht rënies së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, çmimet e karburantit në Zvicër nuk kanë... -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë -
Ministri zviceran i mbrojtjes: Vazhdimi i misionit në Kosovë, i domosdoshëm -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen -
Zvicra vendos aeroplanë më të mëdhenj për të tejkaluar grevën në Lufthansa












