Të tjera
Polonia pajis atleten bjelloruse me “vizë humanitare”
Polonia ka thënë se atletja bjelloruse olimpike, Krystsina Tsimanouskaya, tashmë ka marrë vizën humanitare dhe se ky shtet do të ofrojë “gjithë ndihmën e nevojshme”, teksa 24-vjeçarja tenton të shmangë dërgimin me forcë nga Tokio në Minsk.
Atletja bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya, ka hyrë në Ambasadën e Polonisë më 2 gusht, pasi ka kaluar natën në Aeroportin Ndërkombëtar të Tokios, meqë ka kundërshtuar zyrtarët bjellorusë në kërkesën për të ndërprerë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike dhe për t’u kthyer me forcë në Minsk, përcjell Albinfo.ch.
Tsimanouskaya, 24-vjeçare, është parë duke hyrë në Ambasadën polake në Tokio dhe është thënë se planifikon të kërkojë azil politik në Poloni, pas shqetësimeve se mund të arrestohet në vendlindje.
Zyra e Komisionarit të Lartë për Refugjatë në Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar janë në mesin e grupeve që kanë punuar për të zgjidhur situatën e saj.
Një burim i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës është cituar të ketë thënë se burri i Tsimanouskayas, Arseniy Zhdanevich, ka arritur në Ukrainë, teksa gruaja e tij lufton për riatdhesim.
Të paktën tri shtete, Polonia, Franca dhe Republika Çeke, i kanë ofruar ndihmë publikisht atletes bjelloruse, përfshirë azilin.
Në Bjellorusi, Alyaksandr Lukashenka ka nisur fushatë të shtypjes së disidentëve dhe mediave, prej protestave të pashembullta, që kanë pasuar zgjedhjet e mbajtura në gusht të vitit 2020.
Lukashenka e ka konsideruar sportin si forum efektiv për luftim të lajmeve të pafavorshme rreth dekadave të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe shtypjes politike në Bjellorusi.
Më herët, Tsimanouskaya ka thënë përmes një video-mesazhi se nuk dëshiron të kthehet në Bjellorusi dhe i ka kërkuar Komitetit Olimpik Ndërkombëtar “të intervenojë”.
“Më është bërë presion dhe ata janë duke tentuar të më largojnë me forcë nga shteti”, është cituar të ketë thënë ajo./rel.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











