Shqipëria
Tiranë: Arrestohet një person, transportonte emigrantë të paligjshëm
Bëhet e ditur se policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Korieri”, duke arrestuar një person, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit monetar, përcjell albinfo.ch.
Mediat në Shqipëri shkruajnë se në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “Korieri”, në kuadër të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. S., 19 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim O. C., 25 vjeç.
Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Budi”, duke tentuar të transportojë 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit monetar, nga Devolli drejt qytetit të Tiranës, me qëllim kalimin e tyre drejt Mali të Zi dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të metejshme.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve














