Maqedonia
Gjermania shpall edhe Maqedoninë e Veriut si zonë me rrezik të lartë
Udhëtarët nga Maqedonia e Veriut duhet të regjistrohen në portalin përkatës para se të hyjnë në Gjermani. Të pavaksinuarit ose të pashëruarit duhet të kalojnë minimumi 5 ditë në karantinë.
Veç këtyre dy vendeve, listës së zonave me rrezik veçanërisht të lartë iu shtuan edhe Brazili, Dominika, Greqia – rajonet e Kretës dhe Egjeut Jugor (duke filluar nga e marta, 24 gusht 2021, në mesnatë), si edhe Irlanda, rajonet kufitare dhe perëndimore.
RKI hoqi nga lista e zonave me rrezik veçanërisht të lartë Andorrën dhe disa rajone të Spanjës.
Çfarë vlen tani për udhëtarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut?
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, udhëtarët duke filluar nga data 22 gusht kanë qenë në një zonë me rrezik të lartë në 10 ditët e mëparshme, duhet të regjistrohen në portalin www.einreiseanmeldung.de para se të nisen në Gjermani dhe ta kenë me vete vërtetimin e regjistrimit.
Nëse nuk janë të vaksinuar ose të shëruar nga virusi korona, duhet të bëjnë një test negativ. Në Gjermani duhet të kalojnë 10 ditë në karantinë. Periudha e karantinës shkurtohet automatikisht në 5 ditë për fëmijët nën moshën 12 vjeçare dhe për të rriturit, të cilët pas pesë ditësh dëshmojnë rezultatin negativ të testit të koronës.
Përjashtohen nga ky rregull personat, të cilët:
a. kanë qenë si tranzit në një zonë me rrezik të lartë ose zonë të varianteve të virusit,
b. janë tranzit nëpër Gjermani dhe largohen nga vendi sa më shpejt;/DW
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













