Lajme
A po rikthehen kufizimet në BE?
Sezoni i pushimeve ka sjellë një rritje të menjëhershme të të prekurve me koronavirus.
Nga 28 mijë raste që u shënuan në mes të qershorit, në gusht shifrat shkojnë përtej 600 mijë.
Në këto kushte shumë shtete në BE kanë vendosur kthimin e kufizimeve.
Nga e hëna, Spanja, e cila njeh rreth 10 mijë raste në ditë, ka vendosur të shpallë Gjermaninë zonë të kuqe për shkak të rritjes së numrave.
Në të njëjtën mënyrë është përgjigjur dhe Berlini. Udhëtarët që kanë ndaluar në Madrid ose ishujt Baleare duhet të qëndrojnë në karantinë deri në 10 ditë.
Gjermania masa kufizuese ka vendosur dhe ndaj personave që kalojnë nga ishujt e Greqisë, Kretë, Rodos dhe Mykonos.
Edhe ndaj Bullgarisë dhe Zvicrës masat kufizuese vazhdojnë të jenë të rrepta. Veç testit, për shtetasit e tyre kërkohet dhe karantinim.
Ndërkaq edhe Çekia ka nisur nivelin e rrezikut ndaj Berlinit duke e shpallur zonë portokalli.
Tashmë edhe vaksinimi i popullsisë nuk ka dhënë efekte në uljen e shifrave të të prekurve me koronavirus.
Shumë shtete kanë kërkuar që të injektohet dhe një dozë e tretë./kp
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












