Kosova
Flet babai i 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj: Vajza ka qenë në presion
Babai i viktimës 18-vjeçare nga Ferizaj ka thënë se vonë e ka kuptuar se vajza e tij ka qenë me një person që ka pasur vepra kriminale.
Ai thotë për RTK-në se është shumë i tronditur me rastin, por pret që organet e rendit dhe ligjit ta zbardhin rastin dhe për ta kapur personin e dyshuar, i cili, siç thotë ai, vajzës së tij i mori jetën.
Babai i 18-vjeçares lutet që ky rastet të jetë i fundit.
Ai apelon që prindërit të kenë kujdes dhe të përcjellin fëmijët e tyre se me kënd shoqërohen.
Babai i 18-vjeçares thotë se vajza ka jetuar afër dy muaj me të dyshuarin, por siç thotë ai, vajza e tij ka qenë në presion dhe është frikësuar t’i tregojë familjes për dhunën që i ka ushtruar personi që tashmë është në arrati.
Ai shton se vazhdimisht e kanë pyetur, por 18-vjeçarja nuk ka treguar asgjë, sepse ka qenë në presion psikik.
Tutje i njëjti shprehet i mllefosur me organet e drejtësisë se si e kanë lënë në liri një person të dyshuar për disa vepra penale.
“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij personi, i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë të shqetësuar për këtë që më ka ndodhur”, ka thënë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane












