Shqipëria
Sot Merkeli viziton Tiranën, pritet të takohet edhe me Kurtin
Mësohet se kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të mbërrijë në Tiranë sot paradite, në kuadër të vizitës së saj në Ballkan, në lidhje me Procesin e Berlinit. Ajo do të pritet me ceremoni në Pallatin e Brigadave në orën 10:20, ndërkohë që pas do të pasojë një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përcjell albinfo.ch.
Në orën 11:00 do të takohen delegacionet e dy vendeve, e më pas do të ketë takime me krerë të Ballkanit, përfshirë atë të Kosovës, kryeministrin Albin Kurti.
Merkel e Rama do të mbajnë konferencë të përbashkët për media rreth orës 14:35.
Agjenda e plotë:
10:20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10:30 – Takim mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11:00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11:50 – Mbërritja e kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park
11:55 – Mbërritja e kancelares Merkel në Tirana Business Park
12:00 – Foto familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park
14:35 – Konferencë për shtyp mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel në Tirana Business
Procesi i Berlinit sjell për herë të parë në Tiranë kancelaren gjermane Angela Merkel në ditët e fundit të detyrës së saj në këtë post. Merkel do të jetë në postin e kancelares deri në fund të muajit shtator, pas tre mandatesh radhazi në këtë post.
Procesi i Berlinit u iniciua nga Gjermania në vitin 2014 për të përmirësuar marrëdhëniet brenda rajonit të Ballkanit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE të atyre shteteve që nuk janë ende anëtare. Fokusi është në ato vende të Ballkanit që ende nuk janë anëtarë të BE-së – Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












