Teatër
Sonte në Cyrih, premiera e shfaqjes „Swiss Connection“
Nga 25 shtatori deri më 9 tetor 2021 në teatrin "Winkelwiese" të Cyrihut jepet shfaqja "Swiss Connection" nga Jeton Neziraj. Regjia: Manuel Bürgin
“Swiss Connection” (Lidhja Zvicerane) është një krimi-komedi që bën fjalë për një grup idealistësh të cilët, nga nëntoka zvicerane planifikojnë luftën e çlirimit të Kosovës dhe krijojnë një aleancë me NATO -n, e cila në vitin 2008 përfundimisht çoi në krijimin e shtetit të Kosovës”, thuhet në prezantimin e shfaqjes nga teatri “Winkelwiese” i Cyrihut.
Me veprën e tij, Jeton Neziraj zbulon botën misterioze të lëvizjes çlirimtare shqiptare të Kosovës duke bërë që “neutraliteti zviceran të takohet me sulmet me bomba, donacionet milionëshe dhe planifikimin e paskrupullt të luftës, transmeton albinfo.ch.
Shfaqja është pjesë e një bashkëpunimi midis profesionistëve të teatrit nga Zvicra, Gjermania, Austria, Serbia dhe Kosova. Qëllimi i këtij prodhimi është të përcaktojë kursin për bashkëpunim ndër-gjuhësor dhe ndër-kulturor të shtrojë pyeje lidhur me kuptimin e përkatësisë kulturore si dhe të hulumtojë rreth lëvizjeve të ndryshme të migrimit nga ose brenda rajonit të ish-Jugosllavisë.
Situata e dëshpëruar ekonomike dhe politike në Kosovë në vitet 1980 dhe 90 kishte detyruar shumë banorë të atjeshëm të iknin në Evropën Perëndimore. Në vitin 1998 konflikti me Serbinë u përshkallëzua dhe shpërtheu lufta.
Në atë kohë, “Këmbëshpejti” po bënte një jetë të dyfishtë rraskapitëse në Cyrih. Kosovari i martuar me Sarën zvicerane piqte bukë gjatë ditës, ndërsa natën mobilizon bashkatdhetarët e tij për “çështjen kombëtare”. Shërbimi sekret jugosllav është gjithmonë në gjurmë të tij. Kur Sara merr vesh për këtë, situata arrin kulmin: a të largohet prej tij apo të bëhet bashkëpunëtore e tij…?
Pjesa ndërgjuhësore dhe ndër-kulturore e shfaqjes është krijuar si pjesë e projektit të bashkëprodhimit “Where is Home?” (ku është shtëpia) mes teatrit Schlachthaus të Bernës, Qendra Multimedia të Prishtinës dhe Kosztolányi Dezső të Suboticës, shkruan albinfo.ch.
Shfaqja do të jepet në Teatrin Winkelwiese nga 25 shtatori 2021. Pastaj ajo mund të shihet nga 21 deri më 24 tetor 2021 në Teatrin Schlachthaus Bern, dhe më 5 dhe 6 Nëntor 2021 në Teatrin Dodona Prishtinë.
Në ekipin e aktorëve janë dy nga Kosova dhe dy nga Zvicra: Aurita Agushi, Adrian Morina, Nina Mariel Kohler dhe Christoph Rath.
Pojekti është fryt i bashkëpunimit të financuar nga Pro Helvetia “Shqiptarët, hungarezët, serbët, zviceranët dhe disa detaje të tjera të vogla OSE: Ku është shtëpia?” mes katër teatrove bashkëprodhuese nga Serbia, Kosova dhe Zvicra.
E shtunë, 25.09. Ora 20:00 (Premiera)
E dielë, 26.09. Ora 16:00
E enjte , 30.09. Ora 20:00
E premte, 01.10. Ora 20:00
E shtunë 02.10. Ora 20:00
E dielë, 03.10. Ora 16:00
E mërkurë, 06.10. Ora 20:00
E enjte 07.10. Ora 20:00
E premte, 08.10. Ora 20:00
E shtunë 09.10. Ora 20:00 (Shfaqja e fundit)
Rezervimi i biletave mund te bëhet përmes këtij linku: https://winkelwiese.ch/tickets-reservieren?rnid=6765
Biletat mund të blihen edhe përmes telefonit : +41 (0)44 261 21 79 nga e hëna deri të premten. Paradite: prej orës 9.30 deri në orën 12.30. Pasdite: Prej orës 13.30 deri në orën 16.30. Po ashtu, në arkën e teatrit mund të sigurohen biletat, duke filluar gjysmë orë para nisjes së shfaqjes.
Teatri Winkelwiese njofton publikun se distanca prej 1.5 metrash për vendet në sallën e teatrit nuk guxon të tejkalohet. Certifikata e vlefshme Covid për pranim kërkohet për çdo shfaqje, përveç shfaqjeve të shënuara (*). Përveç kësaj, në sallën e teatrit duhet t`i vini maskat ndërsa numri i vendeve në dispozicion në çdo shfaqje zvogëlohet në dy të tretat e kapacitetit të përgjithshëm.
(Foto: Theater Winkelwiese)
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit22 Shtator 2021
- Ora20:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit25 Shtator 2021 - 0:00
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Procedura e shpejt e azilit zbatohet në katër nga gjashtë qendrat federale Procedura ekspres, e cila parashikon përpunimin e kërkesave për azil brenda 24 orëve për aplikantët e...
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese