Shqipëria
Shqipëri: Deputetët e pavaksinuar nuk do të lejohen të futen në Parlament
Tani e tutje, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të duhet të jenë të vaksinuar kundër COVID, në të kundërtën, nuk do të lejohen të futen në Parlament. Ky është një vendim i marrë në Konferencën e Kryetarëve, që erdhi si propozim i kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili si ndër rastet e rralla, ka gjetur dakordësinë e opozitës dhe është miratuar me vota unanime.
Kjo seancë e sotme plenare, e cila nisi me 30 minuta vonesë për shkak të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, u shoqërua me debate, ndonëse zgjati rreth gjysmë orë. Shkak për këtë është bërë vendimi për mbajtjen e Komisioneve Parlamentare online.
Partia Socialiste vendosi me votë mbajtjen online të komisioneve parlamentare, prej situatës së krijuar nga pandemia, por Partia Demokratike kundërshoti ashpër.
Në një kohë kur mazhoranca e argumenton se është një sugjerim që ka ardhur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, opozita ka dalë hapur kundër, duke thënë se kjo është një taktikë e qeverisë për t’iu mbyllur gojën. Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, deputetët Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj thanë se është e papranueshme, që ndërsa qeveria mban mbledhje të Këshillit të Ministrave, e ku në vend mbahen edhe koncerte, u kërkohet deputetëve që mbledhjet e Komisioneve të mbahen online. Nga ana tjetër, deputeti Tritan Shehu hodhi idenë e bojkotimit të këtyre Komisioneve, por Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në një prononcim jashtë Parlamentit, tha se ai ishte një mendim personal, pasi ende nuk është marrë një vendim. Për këtë, maksimumi brenda ditës së nesërme do të mblidhen 3 grupet parlamentare opozitare për të vendosur mbi rrugën që do ndjekin. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, teksa e cilësoi vendimin anti-kushtetues, pasi nuk jemi në situatën e gjendjes së jashtëzakonshme, e cilësoi atë si një përpjekje për të kufizuar parlamentarizmin.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











