Kosova
Qytetarët serbë mirëpresin implementimin e marrëveshjes për targat
Ka nisur sot zbatimi i pikës së dytë të Marrëveshjes së Brukselit, sipas së cilës, si Kosova, ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra-tjetrës deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme. E vendosja e etiketave ngjitëse në targa po mirëpritet nga qytetarët serbë që ia kanë mësyrë Kosovës përmes pikës kufitare në Merdar.
Zëvendësimi i tabelave të përkohshme, sipas marrëveshjes për targat të arritur në Bruksel, me vendosjen e etiketave ngjitëse mbi elementet shtetërore nuk zgjat më shumë se një minutë, procedurë kjo që ka përshpejtuar procedurat për kalimet kufitare Kosovë – Serbi.
Ndonëse ka qarkullim më të vogël se më 20 shtator, kur edhe u mor vendimi nga Qeveria e Kosovës për reciprocitet për targat e automjeteve të Serbisë, qytetarët që kaluan kufirin në Merdar në përgjithësi po mirëpresin marrëveshjen e arritur në Bruksel, duke thënë se u takon të zbatojnë marrëveshjet që arrihen mes dy qeverive. Teksa shprehen të kënaqur që me marrëveshjen e Brukselit u është lehtësuar procedura për kalimin e kufirit me Kosovën.
Qytetari Dejan Paunoviq, që po udhëtonte për në Mitrovicë dhe në Vushtrri, thotë se procedura e re nuk po u merr shumë kohë. Teksa shton se këtë herë nuk pati vonesa të asnjë natyre.
Paunoviq: Ne duhet të zbatojmë atë që pajtohen të mëdhenjtë
“Është vetëm një procedurë, kështu që ne duhet ta zbatojmë atë që pajtohen ata të mëdhenjtë.
Sa zgjat e tërë procedura? -Jo shumë, gjysmë ore.
A ka pasur vonesa këtë herë? – Jo, jo, thotë ai.
Edhe qytetari serb Milosh Milovanoviq thotë se procedura e re është shumë e lehtë se ajo paraprakja, kur është dashur të pajisen me targat e përkohshme.
Milanoviq: Etiketa e vogël është për mbulimin e emrit të shtetit, i gjati vendoset mbi stemë
“Procedura është shumë e lehtë, pas verifikimit të dokumentacionit, polici ka dhënë etiketat ngjitëse me udhëzime. Etiketa e vogël është për mbulimin e emrit të shtetit, kurse ky i gjati vendoset mbi stemë. Vendosja zgjat një minutë, mendoj se kjo është zgjidhje e mirë, më e mirë se ajo me targa të përkohshme”, thotë ai.
Implementimi i kësaj pike po zbatohet në përpikëri në Merdar, ku të gjithë shoferët që po hyjnë në Kosovë dhe ata që po dalin jashtë saj e që kanë targat e veturave RKS apo SRB po mbulojnë simbolet shtetërore.
Ndërkaq, më 21 tetor pritet të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës dhe Serbisë, për të gjetur një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të lartë. Grupi brenda 6 muajve duhet të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të tillë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













