Kosova
Osmani takon nënsekretaren amerikane, diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë–Serbi
Mësohet se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në SHBA, ku po zhvillon disa takime.
Osmani është takuar edhe me nënsekretaren e Shtetit, Victoria Nuland, si dhe me zyrtarë të tjerë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Me kënaqësi mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar një gamë të gjerë prioritetesh të përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, energjinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara falënderojnë Kosovën për mbështetjen e hershme dhe bujare për të pritur përkohësisht afganët e zhvendosur”, ka shkruar Nuland në një postim në Twitter.
Presidentja e Kosovës gjithashtu është takuar edhe me drejtoreshën e USAID-it, Samatha Power.
“Me kënaqësi e mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar rreth mbështetjes së USAID-it për popullin e Kosovës dhe si mund të ndihmojmë në avancimin e fuqizimit të grave dhe punësimin. Kur e falënderova për mbështetjen e Kosovës për 2,000 refugjatë afganë, ajo tha, ‘ne e kemi mirëpritur mundësinë për t’ua kthyer ndihmën’”, ka shkruar Power.
Osmani është takuar edhe me kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah, ku është diskutuar rolin e MCC-së në Kosovë dhe për nevojat e sektorit të energjisë.
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër














