Lajme
Austria vendos izolimin e rajoneve më të prekura nga koronavirusi
Dy rajonet austriake më të prekura nga koronavirusi, Salzburgu dhe Austria e Epërme, do të vendosin masën e izolimit për të gjithë popullsinë duke nisur që nga e hëna.
“Shpresojmë se kjo masë do të hiqet përsëri gjatë Krishtlindjeve”, deklaroi sot kryeministri i Salzburgut Wilfried Haslauer, pas njoftimit të liderëve rajonalë, transmeton Dpa përcjell Albinfo.ch.
Të dy rajonet po përballen me shkallën më të lartë të infeksionit në vend, ku spitalet po arrijnë kufijtë e kapacitetit për trajtimin e të prekurve.
“Për këtë arsye ne nuk kemi alternativë tjetër përveçse të imponojmë izolimin”, tha Haslauer gjatë një konference për shtyp në Salzburg.
Masa e izolimit për personat e pavaksinuar do të vendosur në mbarë vendin duke nisur që nga e hëna. Çdo masë shtesë në nivel kombëtar do të shqyrtohet nesër gjatë bisedimeve midis qeverisë federale dhe atë të shteteve.
Në kuadër të masës së izolimit në nivel rajonal, vetëm supermarketet dhe farmacitë do të lejohen të qëndrojnë të hapura në Salzburg dhe Austrinë e Epërme.
Shkollat gjithashtu do të mbyllen dhe do t’i kthehen mësimit online.
Njerëzit duhet të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për punë urgjente ose për arsye mjekësore, ose për për të shkuar në punë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih














