Kosova
Kurti arsyeton sërish masat, thirrje bashkatdhetarëve për vaksinim
Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media ka insistuar edhe një herë në mbrojtje të vendimit që bashkatdhetarët që duan të vijnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar.
“Duam që bashkatdhetarët tanë të vijnë, sepse ne gëzohemi, por në të njëjtën kohë ne duhet t’i marrim këto masa në kohën kur parashikueshmëria është e madhe. Është ende rrezik i pakalkulueshëm. Kur rreziku bëhet i kalkulueshëm, ne i zbusim masat. Nuk mund të mjaftohemi vetëm me testin e shpejtë apo PCR, sepse një përqindje e tyre mund të dalë e gabueshme. Në vitin 2021 kryefjala e pandemisë është vaksina. Tash që kemi vaksina, nuk besoj që duhet të kemi hezitime. Vetëm në këtë mënyrë arrijmë ta mposhtim virusin”, ka thënë Kurti.
Lexoni më shumë informata në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës:
https://kryeministri.rks-gov.net/kryeministri-kurti-nuk-kam-detyre-me-te-rendesishme-sesa-te-mbroj-jeten-dhe-shendetin-e-qytetareve-tane-me-te-gjitha-mjetet-qe-qeveria-i-ka-ne-dispozicion/
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit











