Shqipëria
67 herë përfundoi në polici, 12-vjeçari shqiptar thyen rekorde për vepra penale
I riu shqiptar, i moshës 12 vjeç, kryeson rekordin prej 67 herësh i shoqëruar në komisariate. Derisa të mbushë 14 vjeç, si shumë të mitur të tjerë që janë kthyer në hajdutë, ai nuk mund të arrestohet, përcjell albinfo.ch.
Gjyqtari për të miturit, Bedri Qorri, thotë se fëmijët përherë e më shumë po vërehen si autorë ngjarjesh.
Deri më tani, sipas vendimeve të gjyqtarëve në gjithë Shqipërinë, gjenden aktualisht nën shërbim prove 167 të mitur kryesisht për vjedhje dhe shpërndarje droge.
Top Channel ka transmetuar disa pamje, ku duken tre fëmijë që vjedhin biçikletën e një zyrtari, grupe të miturish po shfaqen përditë e më shumë duke vjedhur me synimin për të fituar para për drogë.
Por ende nuk është ngritur institucioni i riedukimit për fëmijë që pas Kodit penal duhet të funksiononte. Gjykata këmbëngul se me gjithë vendimet që shpallen ndaj të miturve midis moshës 14 deri në 18 vjeç, vërehet se ata po kthehen përsëritës.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











