Lajme
Franca lë të hapur mundësinë për dozën e katërt të vaksinës
Vala e pestë e koronavirusit që ka goditur Francën nuk e ka arritur ende pikun e saj. Kështu është shprehur ditën e sotme zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Atal. Po ashtu ai la të kuptohet se mundësia për aplikimin e një doze të katërt është e hapur.
“Pikun duket qartë që nuk e kemi arritur ende, pandemia është ende duke fituar terren”, u tha Atal gazetarëve pas mbledhjes javore të qeverisë. Megjithatë, ai shtoi se shkalla e rritjes së rasteve ditore po shkon drejt zvogëlimit në një farë mënyre.
“Por, po përhapet shpejt sërish dhe do të vazhdojë kështu edhe në javët në vijim”, tha ai disa ditë pasi Franca njoftoi kufizimet e reja anti-Covid për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
Mesatarja e rasteve për shtatë ditë arriti dje një rekord të ri për vitin 2021 në Francë, pasi shifrat shkuan në 44,500. Më herët, Jean-François Delfresi, këshilltar i Qeverinë franceze për COVID-19, tha se vendi “do të vuajë përsëri”, pasi vala e re pritej të kishte ndikim në “një sistem tashmë të lodhur shëndetësor”.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













