Kosova
A po e shet KEDS-i energjinë në vende të tjera?
Në një prononcim për media, Dardan Molliqaj ka thënë se ka informacione se KEDS-i po shet energji në vende të tjera dhe se po prodhon më shumë se që i duhet Kosovës. Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një konference për media.
“E treta, ajo që i nevojitet Kosovës është që në baza ditore të kemi transparencë nga KEDS-si. Na nevojitet të dimë sa është duke shpenzuar për orë energji elektrike Kosova, për prodhimin, numrin e orëve apo megavatëve që po blihen energji dhe u shitur. Sipas informatave tona, në Kosovë gjatë natës KEDS po shet energji në vende të tjera. Kërkojmë menjëherë të deklarohen se cila sasi e shitur është, në cilat orë dhe cilat vende. Sipas informatave tona, pas mesnatës në bllokun A 85-95 megavatë po prodhohen më shumë megavat se ka nevojë në Kosovë dhe 130-140 në bllokun B. Deri 200 megavatë mund të jenë tepricë e prodhimit gjatë kësaj kohe”, tha ai.
Ai gjithashtu ka thënë se sipas burimeve që ka, 10 ditë më parë ka pasur rënie të bllokut A3 dhe A5, dhe se sipas tij, kjo ka ndodhur qëllimshëm nga KEDS-i në bashkëpunim me menaxhmentin e ri të KEK-ut dhe Qeverinë e Kosovës.
“Në bazë të burimeve tona brena KEK-ut janë duke u zhvilluar tri problematika të theksuara që e rëndojnë edhe më tutje sistemin e energjisë në Kosovë. E para tashmë ka ndodhur. Sipas burimeve tona, 10 ditë më parë ka pasur rënie të Bllokut A3 dhe A5, kishte mungesë të shtuar të energjisë elektrike. Sipas asaj që ne kemi informacione dhe që kërkojmë hetim të organeve përgjegjëse dhe të ekspertëve të fushave, rënia e Bllokut A3 dhe A5 brenda ditës duket që ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS-i”, ka thënë ai.
“Në mungesë të shkarkimit të rrymës dhe kthimit të rrymës nga KEDS drejt termo-elektranës A3 dhe A5 ka ndodhur dëmtimi i qëllimshëm i saj. Ne dyshojmë që nëse vërtetohet se ka qenë një veprim i tillë, në bazë të asaj që ne kemi informatë, është lehtë e vërtetueshme nëse do të ketë hetime, kjo i bie që ka pasur qëllim KEDS-i në bashkëpunim edhe me Qeverinë dhe me menaxhmentin e ri, të dëmtojë reputacionin e kompanisë publike KEK dhe të thotë se mungesa e energjisë është e shkaktuar nga mungesa e prodhimit dhe problemeve në KEK”, deklaroi ai.
Ai ka kërkuar hetim të menjëhershëm nga organet kompetente si dhe një raport nga menaxhmenti i KEK-ut dhe KEDS-it.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












