Të tjera
Australia nuk lëshon pe, nuk ka vizë për Gjokoviqin
Novak Gjokoviq nuk është i vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa në Australi u ndalohet hyrja të pavaksinuarve
Nuk ka lëshim pe për tenistin serb. Australia ka anuluar vizën për Novak Gjokoviq dhe planifikon ta deportojë atë të enjten.
Ndërkohë, avokatët e tenistit serb synojnë ta apelojnë vendimin, përcjell albinfo.ch.
Pak orë më herët ishte raportuar se hyrja e Gjokoviqit në Australi është vonuar për çështje të vizës. Autoritetet kanë vërejtur se ekipi i tij ka bërë gabim në aplikim. Gjokoviq ishte paraparë të luajë në Grand Slamin “Australian Open”, ndërsa u bë përjashtim për të sa i përket rregullit të vaksinimit.
Gjokoviq nuk është i vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa në Australi u ndalohet hyrja të pavaksinuarve.
Është vërejtur se ekipi i Gjokoviqit nuk ka mbushur kërkesën për vizë që lejon përjashtimin mjekësor për të pavaksinuarit.
Gjithë lojtarët dhe stafi në “Australian Open” duhet të jenë të vaksinuar apo t’u jepet një leje nga një panel i pavarur i ekspertëve.Në këtë çështje është përfshirë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai ka thënë se Serbia do të luftojë për Novakun.
“Sapo mbarova një bisedë telefonike me Novak Gjokoviqin. I thashë Novakut tonë se e gjithë Serbia është me të dhe se autoritetet tona po i ndërmarrin të gjitha masat për ta ndaluar maltretimin e tenistit më të mirë në botë dhe atë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











