Të tjera
Zbardhet arsyeja pse Gjokoviq nuk u vaksinua
Novak Gjokoviq mori rekomandim mjekësor për të mos u vaksinuar dhe për të qenë i pranishëm në “Australian Open” për shkak se e ka kaluar koronavirusin javët e fundit.
Sipas BBC, avokatët e tenistit serb, i cili nuk lejohet të hyjë në Australi për shkak se nuk është vaksinuar ndaj Covid-19, kanë paraqitur rezultatin pozitiv të PCR-së, që mban datën 16 dhjetor 2021.
Aktualisht, Gjokoviq po qëndron i izoluar në një hotel për emigrantë në Melburn. Pasi u mësua se numri 1 i botës do të luante turneun australian, edhe pse në të nuk lejohen të pavaksinuarit, shumë polemika shpërthyen, duke detyruar edhe kryeministrin e vendit që të ndërhynte në këtë çështje. Scott Morrison kërkoi nga Gjokoviq që të shpjegonte rekomandimin mjekësor: “Për Novak Gjokoviq nuk do të ketë rregulla të ndryshme”.
Ndërkohë, familjarët e tenistit akuzuan se ai po mbahet i burgosur, deklarata të hedhura poshtë nga ministrja e Brendshme, Karen Andrews.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












