Lajme
Njësia Speciale vendoset në veri të Kosovës
Autoblinda të Njesisë Speciale të Kosovës janë parë afër Zveçanit
Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë vendosur në rrugën për Jarinje, raporton T7, përcjell Albinfo.ch.
Njësia Speciale po monitoron aty situatën, një ditë pasi Kosova ndaloi mbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës.
Kujtojmë se sot në orët e mëngjesit një grup i qytetarëve serbë ishin tubuar për të kundërshtuar kështu moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.
Policia ka deklaruar se tubimi ka përfunduar pa incidente, derisa ka bërë të ditur se për në orën 12:00 është paralajmëruar mbajtja e një proteste tjetër.
Në këtë tubim prezent ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendi.
Rakiq tha se do të vendosin reciprocitet në veri të vendit nëse Qeveria e Kosovës nuk e lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën (15 janar) kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.
Sipas rezolutës, mbajtja e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës “cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare”.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të jetë më e shtrenjtë dhe më e lirë në Zvicër në vitin 2026? Sa i përket çmimeve, ka lajme të mira dhe të këqija për konsumatorët zviceranë: ndërsa disa... -
Më pak vende pune dhe më shumë papunësi në sektorin bankar zviceran -
“20minuten” i jep lamtumirën botimit të saj të shtypur -
“Fjalët më të përdorura të vitit” në Zvicër -
Dalja e parakohshme në pension mund të mos lejohet më në Zvicër












