Të tjera
Fillojnë Lojërat Olimpike Dimërore, Zvicra me shpresa të mëdha
Në Pekin të Kinës kanë filluar Lojërat Olimpike Dimërore, që do të zgjatin deri më 20 Shkurt
Në Pekin u mbajt Ceremonia Hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore, ku parakualuan të gjitha shtetet pjesëmarrëse.
Në total, 168 atletë zviceranë do të garojnë në Lojërat e Pekinit, përcjell albinfo.ch.
Një ekip prej 93 meshkujsh dhe 75 sportistësh femra do të përfaqësojë Zvicrën në 13 nga 15 disiplinat.
Prej tyre, 26 sportistë tashmë kanë fituar një medalje olimpike, ndërsa për 93, këto do të jenë lojërat e tyre të para. Delegacioni olimpik i vendit do të jetë 350 vetë.
Kosova
Ekipi olimpik i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore. Kosova ishte e 54-ta që parakaloi në këtë ceremoni prej 91 shteteve ndërsa flamurin e barti skitari Albin Tahiri. Ai ishte bartësi i vetëm i flamurit të Kosovës pasi skitarja Kiana Kryeziu nuk është lejuar të marrë pjesë nga organizatorët për shkak të kontaktit të mundshëm me personat tjerë pasi trajneri Agim Pupovci ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Për Kosovën, kjo është hera e dytë që paraqitet në këtë ngjarje pasi para katër vjetësh mori pjesë edhe në Korenë e Jugut, ku Tahiri ishte bartës i flamurit të Kosovës.
Shqipëria
Në ceremoninë hapëse ka parakaluar edhe ekipi olimpik i Shqipërisë. Flamurin e ka mbajtur skitari Deni Xhepa që është garuesi i vetëm i Shqipërisë në këtë ngjarje. Xhepa në LOD “Pekini 2022” do të garojë në dy disiplina të skijimit alpin. Ai do të paraqitet në sllallom dhe sllallom të madh.
Maqedonia Veriore
Në “Pekin 2022”, po garojnë edhe tre sportistë nga Maqedonia Veriore.
Dardan Dehari, Stavre Jada dhe Ana Cvetanovska, janë garuesit nga Maqedonia në “Pekin 2022”, ndërsa në hapjen solemne, Dardan Dehari mbante flamurin e Maqedonisë, pasi që Ana Cvetanovska dhe Stavre Jada, ishin në kontakt me persona me “Covid 19” dhe përcollën këtë event nga Fshati Olimpik.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve













