Lajme
Britania paralajmëron shtetasit e vet në Ukrainë
Mos e pritni evakuimin me ushtri
Thuhet se shtetasit britanikë që zgjedhin të qëndrojnë në Ukrainë nuk duhet të presin një evakuim ushtarak nëse shpërthen konflikti me Rusinë, tha të shtunën për Sky News ministri i Mbrojtjes, James Heappey, përcjell albinfo.ch.
“Shtetasit britanikë duhet të largohen menjëherë nga Ukraina me çdo mjet të mundshëm dhe nuk duhet të presin, siç e panë në verë me Afganistanin, se do të kishte ndonjë mundësi për një evakuim ushtarak”, tha ai.
Të premten (11 shkurt), Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar këshilloi shtetasit britanikë që të largoheshin nga Ukraina tani derisa mjetet e transportit janë ende në dispozicion dhe këshilloi kundër çdo udhëtimi të mëtejshëm atje.
Heappey tha se nuk është marrë ende asnjë vendim për praninë diplomatike të Britanisë në Ukrainë.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha të premten se trupat britanike të dërguara në Ukrainë për qëllime stërvitore do të kthehen së shpejti.
“Nuk do të ketë trupa britanike në Ukrainë nëse ka ndonjë konflikt me Rusinë”, tha Heappey.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të flisnin të shtunën, ndërsa vendet perëndimore paralajmëruan se një luftë në Ukrainë mund të ndizet në çdo moment.
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër” Nën realizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih këtë fundjavë është zhvilluar seminari me...
-
Valais: Dy turistë vdesin si pasojë e një orteku, i treti mbijetoi
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Si u bë Zvicra vendi nga ku rrjedh qumështi dhe çokollata
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim