Lajme
Holanda do të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë
Bëhet e ditur se shteti holandez planifikon të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë pushkë, municione, sisteme radari dhe robotë për zbulimin e minave, tha qeveria të premten (18 shkurt).
“Ne vazhdojmë të synojmë për një zgjidhje diplomatike”, tha ministri i Jashtëm, Wopke Hoekstra.
“Por, në të njëjtën kohë Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrohet kundër një sulmi të mundshëm rus”, tha ai.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se të shtunën, më 19 shkurt, do të mbahen stërvitje të reja ushtarake, të cilat do të mbikëqyren nga presidenti rus, Vladimir Putin, në kohën e shqetësimeve se Kremlini mund të jetë duke u përgatitur për pushtim të Ukrainës.
Në stërvitje është thënë se do të marrin pjesë trupa dhe pajisje të forcave të hapësirës ajrore nga rajoni jugor, ai verior dhe Deti i Zi.
Inteligjenca amerikane vlerëson se rreth 130,000 trupa dhe pajisje ushtarake gjenden në zonat në kufi me Ukrainën.
Kremlini këmbëngul se NATO nuk duhet ta pranojë kurrë Ukrainën dhe duhet të tërheqë forcat e saj pranë kufijve të Rusisë.
Por Perëndimi ka refuzuar atë që e quan ofertë nga Moska për të diktuar të ardhmen e partnerëve të pavarur dhe e kërcënoi Moskën me “kosto të rënda” nëse sulmon Ukrainën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane Air Canada ka humbur një apel gjyqësor kundër një gjobe prej 144,000 CHF për transportimin e... -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen











