Lajme
Gjermani: Miliona mashtrime dhe vjedhje nga ndihmat e shtetit për Coronën
Mediat gjermane shkruajnë se faqe të rreme interneti, kompani fantazma dhe truke të tjera janë nën hetime për më shumë se 26.800 raste kundër personave të dyshuar se kanë përfituar me mashtrime ndihma nga fondi urgjent për koronën, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë. prokurorët gjermanë kanë nisur hetime në më shumë se 26,800 raste për mashtrime me ndihmat urgjente për Coronën – dhe pritet që të ketë edhe shumë më tepër raste të tilla. Deri tani përllogaritet se dëmi shkon në më shumë se 217 milionë euro, njofton gazeta Handelsblatt.
Truket e mashtruesve janë të ngjashme: Për të marrë ndihmë urgjente në kuadër të ndihmës për shkak të pandemisë Corona, mashtruesit bënin kërkesë për fonde ndihme për sipërmarrje dhe kompani që në momentin kur qeveria shpalli programin e ndihmave nuk ekzistonin më. Sipërmarrës të tjerë kanë aplikuar në emër kompanish ekzistuese, por i transferuan paratë nga subvencionet në llogaritë e tyre private ose në llogari të kompanisë, por i kanë përdorur për qëllime private, në kundërshtim me rregulloren për ndihmat urgjente për Coronën.
Prokuroria e Bremenit njofton për një mashtrim të veçantë, i cili ka shkaktuar bujë: mashtruesit postonin në internet shpallje pune për pozicione që nuk ekzistonin. Me ndihmën e të dhënave personale të mbledhura nga punëkërkuesit, ata aplikonin në emër të tyre për fonde ndihme për Coronën.
Berlini kryeson listën e mashtrimeve
Rastet më të shumta të mashtrimeve janë në Berlin. Grupi hetimor i përbërë nga 30 vetë po heton aktualisht 8.672 raste. Për shkak të mungesës së kapaciteteve janë ende në pritje hetimet për mbi 9,000 raste të tjera dyshimesh për mashtrime për të marrë ndihmë urgjente për Coronën. Sipas shefes së policisë të Berlinit, Barbara Slowik, 285 raste ishin të lidhura edhe me spektrin islamik. /DW
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë! Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje me theks të veçantë për mërgatën që të...
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Aksident në Aristau AG mes autobusit dhe makinës Një përplasje e rëndë ka ndodhur në Aristau AG, disa të plagosur ...
-
74 punonjës të Pfizer në Zug kërcënohen me largim nga puna
-
I akuzuari për tregti me drogë: “Jam eksploatuar nga bosi im në Shqipëri”
-
A mund të marr nënshtetësinë zvicerane dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Trashëgimia në Zvicër: Ligjet e shtetit duhet të ndjekin shtetasit e dyfishtë?