Lajme
Turqia nuk mund t’i ndalojë luftanijet ruse të hyjnë në Bosfor
Në një deklaratë të lëshuar, thuhet se Turqia nuk mund të ndalojë anijet luftarake ruse të hyjnë në Detin e Zi përmes ngushticave të saj, siç ka kërkuar Ukraina, për shkak të një pakti ndërkombëtar që lejon anijet të kthehen në bazën e tyre vendase, tha ministri i Jashtëm turk, raporton Guardian, përcjell albinfo.ch.
Ukraina i ka bërë thirrje Turqisë që të bllokojë anijet luftarake ruse që të kalojnë nëpër ngushticat e Dardaneleve dhe Bosforit që të çojnë në Detin e Zi, pasi Moska të enjten nisi një sulm të plotë ndaj Ukrainës nga toka, ajri dhe deti.
Forcat ruse zbarkuan në portet e Detit të Zi dhe Azov të Ukrainës si pjesë e pushtimit.
Sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, Turqia ka kontroll mbi ngushticat dhe mund të kufizojë kalimin e anijeve luftarake gjatë kohës së luftës ose nëse kërcënohet, por kërkesa e ka vënë anëtarin e NATO-s në një pozitë të vështirë, ndërsa përpiqet të menaxhojë angazhimet e saj perëndimore dhe lidhjet e ngushta me Rusinë.
Duke folur në Kazakistan, ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, tha se Turqia po studionte kërkesën e Kievit, por tha se Rusia kishte të drejtën sipas Konventës për t’i kthyer anijet në bazën e tyre të origjinës, në këtë rast në Detin e Zi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? Më 8 mars, qytetarët zviceranë do të votojnë për një reformë të re të sistemit tatimor,... -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën













