Shqipëria
Shqipëria mund t’i dërgojë 200 ushtarë në Ukrainë
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se Shqipëria ka rreth 200 trupa ushtarake në pozicione të ndryshme, në gatishmëri për t’u alokuar sipas kërkesave të NATO-s, në rast të një nevoje nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë.
Peleshi theksoi se Shqipëria ka prej kohësh një trupë prej 20 ushtarësh në Letoni, ndërsa kohët e fundit ka zhvendosur edhe 30 forca speciale në Kosovë, për të kontribuuar në rritjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Ai shtoi se forcat ushtarake shqiptare kanë po ashtu një grup të gatshëm prej 100 trupash që t’i dërgojnë në kufijtë lindorë të NATO-s.
Niko Peleshi u shpreh se Rusia ka kryer një agresion të pashembullt në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore, por është shumë larg të mendohet se kufijtë e NATO-s mund të preken.
Si pjesë e NATO-s, ministri Peleshi theksoi se Shqipëria është e sigurt.
Megjithatë, ai sqaroi se për shkak të agresionit rus, NATO po e shton sigurinë e saj në kufijtë e saj lindorë./Klan.al
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?













