Sporte Luftarake
Gjergjaj kujton luftën në Kosovë dhe dënon çmendinë e agresionit në Ukrainë
"Ishte e tmerrshme të kishe frikë për jetën tënde ditë e natë. Kjo është arsyeja pse më duket e pabesueshme që në vitin 2022 një person mund të fillojë përsëri një luftë në Evropë. Ajo që po ndodh në Ukrainë më është shumë afër zemrës"
I njohur me emrin “Kobra”, boksieri shqiptar nga Kantoni Baselland i Zvicrës, Arnold Gjergjaj është një emër mjaft i njohur në skenën e boksit të Zvicrës.
Ai kishte gëzuar fabsat e tij me një seri suksesesh – në vitin 2014 kishte marrë titullin e Kampionit Evropian në kategorinë e rëndë, që ishte kulmi i karrierës së tij.
Por, në vitin 2016 Kobra kishte pësuar një humbje të rëndë nga anglezi David Haye, transmeton albinfo.ch. Që atëherë, nuk është dëgjuar shumë për të, ndonëse i ka pasur edhe disa luftëra, të fundit, para tri vitesh, në Stamboll.
Sidoqoftë, Gjergjaj, tashmë 37 vjeçar ka vazhduar jetën e tij të zakonshme, jashtë ringut. Për të siguruar “bukën” ai kishte hapur një qendër fitnesi por, siç thotë për gazetën “Basler Zeitung”, me shpërthimin e pandemisë, puna në këtë qendër kishte rënë “për tokë”.
Megjithatë, si një tip që nuk dorëzohet lehtë, ai edhe me ndihmesën e familjes ka hapur së fundi edhe një biznes të vogël: një pompë benzime me një lokal të vogël për kafe, në Pratteln, qytetin ku jeton.
Gjergjaj thotë se jeta e ka mësuar që pas çdo rënieje të ngrihet sërish dhe të mos dorëzohet.
Ndërsa për fuqinë morale të ringritjes Arnoldi e ka si model të ëmën. “Në kohën që babai ishte larg shtëpisë, në Zvicër duke punuar, ajo kujdesej e vetme dhe pa bërë fjalë për 7 fëmijët e saj dhe vjehrrin e sëmurë…”
Kur mendoj për jetën time, më duhet të them se vitet e para në Kosovë ishin vitet më të mira të jetës sime. Është dëm që gjithçka përfundoi kështu, vazhdon Gjergjaj, transmeton albinfo.ch.
“Ishte e tmerrshme kur duhet të kesh frikë për jetën tënde ditë e natë. Kur bie në gjumë pa ditur nëse do të zgjohesh të nesërmen i gjallë”, thotë ai. Kjo është arsyeja pse më duket e pabesueshme që në vitin 2022 një person mund të fillojë përsëri një luftë në Evropë. Kush e zgjedh një njeri të tillë? Ajo që po ndodh në Ukrainë më është shumë afër zemrës”, thotë Arnold Gjergjaj.
Ndërsa për mundësinë e ringjitjes në ring ai thotë: “Edhepse nuk jam ende në atë shkallë, e mbaj parasysh që do të ngjitem sërish në ring, përcjell albinfo.ch. Familja ime më bën të besoj në të dhe më mbështet sepse e dinë se kjo është e rëndësishme për mua. Por duhet kohë…
Vitin e kaluar u përballa (në sparring) me boksierin e kategorisë së rëndë Collins Ojal në Cyrih dhe vura re se pas pushimit të gjatë, veçanërisht reflekset e mia nuk ishin të njëjta si dikur. Më pret ende shumë punë. Por unë nuk kam frikë nga kjo”.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau Aargau: Skuteri përplas fëmijën 5-vjeçar... -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit












