Kinema
Bëhen bashkë studentët shqiptarë në një mbrëmje filmi në Lozanë
Qyteti i Lozanës ka bashkuar forcat e organizatave studentore shqiptare në bashkëpunim me platformëm mediale albinfo.ch (online&print) për të sjellë fillma të metrazhit të shkurtër për audiencën e Lozanës, shkruan albinfo.ch.
Më 18 mars, në Lozanë, studentët e Lozanës, Gjenevës dhe të Friburgut do të organizojnë një mbrëmje filmi dhe bashkëbisedim me regjisorin Burim Haliti, i cili është i pranishëm dhe i ftuar për bisedë në lidhje me filmat dhe kulturën kinematografike shqiptare.
Do të paraqiten 3 filma: ‘’Hekurishtja’’, ‘’Piano’’ dhe ‘’Çlirimi’’.
Filmi ‘’Hekurrishtja’’ me regjisor Burim Haliti ka pasur një jehonë të gjerë edhe në Evropë për trajtimin e tij në një temë të veçantë. Ai me anë të disa personazheve jep një mesazh për dramat njerëzore, varfërinë dhe kuptimin e jetës. Me anë të një kohe të kufizuar, 25 minuta, të efekteve, personazheve dhe mesazheve ai arrin ta përcjellë dramën njerëzore. Sigurisht që ky film me metrazh të shkurtër ka pasur kuptim të veçantë.
Filmi ‘’Piano’’, me regjisor Xhelal Haliti, jep rëndësinë e familjes në kushte po të vështira. Aty ku ndihet më shumë dashuria midis vajzës dhe babait. Babai është i sëmurë, por gjen çdo lloj forme që vajza e saj të ecë para nëpërmjet artit. Ai bën gjithçka që të jetë në koncertin e vajzës që t’i japë mbështetje asaj. Në film promovohen vlera të qenësishme si roli i familjes, vlera e shëndetit njerëzor sa kulturimi i brezave të ardhshëm.
Filmi i tretë është ‘’Çlirimi’’ me regjisor Burim Haliti. Është një film 28 minuta që ka pasur një interes të madh e kjo shihet edhe nga çmimet që ka marrë, plot 15 çmime kinematografike. Ky film përcjell dramën e luftës së Kosovës më 1999, marrëdhëniet njerëzore sa bashkëveprimin në një shkollë ku jepet kulturimi i brezave të rinj, por që në kushtet e luftës kthehet në një bunkier strehimi për mësuesin e nxënësin për disa muaj, rrinë aty derisa përfundon lufta. Më pas të gëzuar se përfundoi lufta ata dalin porse të papriturat nuk kanë përfunduar akoma.
Pas shkëmbimeve të përvojave dhe të kuriozitetit midis studentëve dhe regjisorit, sa të njohjes së magjisë së filmit me metrazh të shkurtër, i cili jep mesazhe të forta dhe të drejtpërdrejta për filmin, do të organizohet edhe një koktej me pjesëmarrësit.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit18 Mars 2022
- Ora19:00
- LokacioniLausanne
- Data e përfundimit18 Mars 2022 - 20:00
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale Kantonet frankofone po hasin vështirësi për të arritur objektivin prej 95% të të rinjve që të... -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton












