Lajme
Osmani takon Abazoviqin, flasin për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Në margjinat e Forumit për Diplomaci, i cili po mbahet në Antalia të Turqisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me mandatarin për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviq.
Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se gjatë takimit me Abazoviqin disktuan për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona.
“Diskutuam rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona tashmë të shkëlqyera fqinjësore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për të avancuar më tej bashkëpunim në dobi të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.
Po sot në Antalia një takim me Abazoviqin ka zhvilluar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?












