Bota
Zelensky dëshiron të negociojë me Putinin në Jerusalem për përfundimin e luftës
Si Zelenskiy ashtu edhe Putini i kishin telefonuar vazhdimisht kryeministrit izraelit, Bennett, i cili është takuar personalisht me shefin e Kremlinit në Moskë një javë më parë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka sugjeruar Jerusalemin si një vend të mundshëm për negociatat me presidentin rus Vladimir Putin, që do t’i jipnin fund luftës.
“Sot nuk është konstruktive të takohemi në Rusi, në Ukrainë apo në Bjellorusi. Këto nuk janë vendet ku ne mund të gjejmë një kuptim për përfundimin e luftës”, u tha sot Zelenskiy gazetarëve, shkruan srf.ch. “Por, a mendoj se Izraeli mund të jetë një vend i tillë, dhe Jeruzalemi në veçanti? Po, kështu mendoj.”
Një zëdhënës i kryeministrit izraelit Naftali Bennett në Jerusalem, i pyetur rreth kësaj, fillimisht nuk ka komentuar. Si Zelenskiy ashtu edhe Putini i kishin telefonuar vazhdimisht Bennett-it, i cili është takuar personalisht me shefin e Kremlinit në Moskë një javë më parë.
Deri më tani, delegacionet nga Rusia dhe Ukraina janë takuar tri herë për negociata në Bjellorusi, dhe ministrat e jashtëm të dy vendeve janë takuar të enjten në Antalia të Turqisë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













