Ukraina
Dërgesat e asistencës ushtarake amerikane arrijnë në Ukrainë
Dërgesat e asistencës ushtarake amerikane kanë filluar të arrijnë në Ukrainë, kanë bërë të ditur zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.
Ishte presidenti amerikan, Joe Biden, që aprovoi një pako shtesë prej 800 milionë dollarëve, ku do të dërgoheshin armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm – që konsiderohet si një prej asistencave më të mëdha ushtarake amerikane për Ukrainën.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara pajtohen që t’i ofrojnë asistencë ushtarake Kievit – duke e furnizuar me armë të ndryshme – përfshirë 11 helikopterë Mi-17, 18 topa Howitzer 155 mm si dhe mbi 300 dronë kamikazë Switchblade.
Të premten zyrtarë të lartë të Pentagonit thanë për CNN-së se armët e para dhe pajisjet e tjera ushtarake do të arrijnë në Ukrainë brenda 24 orëve, dhe se ato do t’i marrin ukrainasit në vijën kufitare nga ku do t’i shpërndajnë në tërë territorin.
Kjo asistencë ushtarake prej 800 milionë dollarësh sjell në total shumën e ndihmës amerikane për Ukrainën në mbi 3 miliardë dollarë.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër










