Ukraina
Sekretari Blinken dhe ai i Mbrojtjes Austin, sot në Kiev
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ai i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të vizitojnë Kievin të dielën, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
“Nesër, zyrtarët amerikanë do të vijnë për të na vizituar. Unë do të takoj sekretarin e Mbrojtjes (Lloyd Austin) dhe Antony Blinken”, u tha Zelenskyy gazetarëve të shtunën.
Presidenti ukrainas nuk dha detaje të mëtejshme rreth vizitës së mundshme.
Do të ishte vizita e parë zyrtare nga zyrtarë të qeverisë amerikane që kur filloi agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt.
Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë të shtunën lidhur me vizitën e mundshme. Departamenti Amerikan i Shtetit gjithashtu refuzoi koment.
Presidenti ukrainas kërkoi gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të pranojnë të jenë një nga garantuesit e sigurisë së Ukrainës për ta mbrojtur atë nga kërcënimet e ardhshme.
Zoti Zelenskyy tha se ai priste rezultate konkrete, përfshirë një marrëveshje për të ofruar më shumë armë.
Zoti Zelenskyy për javë të tëra u ka kërkuar aleatëve perëndimorë që t’i dërgojnë Ukrainës më shumë armë për t’i bërë ballë agresionit rus./VOA
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?












