Kosova
Mjeku që po e lë Kosovën: Do të marr 10-fishin e pagës në Gjermani
Mbrëmë, gastroenterologu Flamur Llabjani ka folur në lidhje me largimin e tij drejt Gjermanisë, ku do të vazhdojë punën si mjek.
Ai ka thënë se në Gjermani do të punojë të njëjtën punë që ka punuar në Prishtinë.
“Në Gjermani kam qenë disa herë si mysafir në shumë klinika, dinjiteti është shumë më i lartë. Ne do punojmë njëjtë si në Prishtinë, vazhdon puna e njëjtë”, është shprehur Llabjani.
“Aspektin financiar nuk e kisha vendosur të parë, mbi dhjetëfish do të marr në muaj, 480 euro kam marrë në Kosovë. Të ardhurat janë shumë të mira, fatkeqësisht për këtë duhet të largohem përkohësisht nga vendi, në momentin që do të krijohen kushtet, do të kthehem”, shtoi ai.
Tutje, Llabjani theksoi se të hënën do ta fillojë punën në Gjermani.
“Të hënën do të filloj punën, i kam nënshkruar të gjitha kontratat, nuk është rrugë e lehtë, fatkeqësisht jam detyruar”.
Ai potencoi edhe vështirësitë që ka hasur në Kosovë, sidomos gjatë kohës së pandemisë.
“Nuk është vetëm mungesa e pagave, gjatë pandemisë që edhe shtete e tjera kanë pasur vështirësi, por jo si në Kosovë, kemi pasur mungesa elementare, kemi pasur mungesë të alkoolit dhe dorëzave, kemi qenë larg familjarëve, i kemi rrezikuar familjarët me infektim dhe s’kemi marrë asnjë cent për këtë”, u shpreh Llabjani.
“Kushtet e punës lënë shumë për të dëshiruar dhe kjo nuk ndryshohet, shëndetësia duhet të vihet në rend të parë, nuk rregullohet shëndetësia me vizita në vende t tjera”, ka thënë ai në Klan.
E-Diaspora
-
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë I vetmi shqiptar me punim shkencor në Kongresin e 97-të të Shoqatës Gjermane të Otorinolaringologjisë në... -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars”
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













