Lajme
Austria propozon integrim gradual në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Mësohet se pas propozimeve të presidentit të Francës, Emanuel Macron, për krijimin e një “Bashkësie politike evropiane” dhe të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për “Bashkësi gjeopolitike evropiane”, disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian po dalin gjithashtu me ide për forcimin e lidhjeve të vendeve të rajonit të Ballkanit me BE-në. Në një “non-paper”, Austria ka propozuar një “integrim gradual” të vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë nga Ballkani Perëndimor.
“Ne duhet të mendojmë përtej mjeteve ekzistuese të zgjerimit dhe fqinjësisë dhe të përdorim potencialin e papërdorur deri më tani. Përgjatë rrugës drejt anëtarësimit të plotë, ne duhet të krijojmë mundësi që këto vende t’i integrojmë në fushat politike, të cilat kanë përfitime konkrete për kandidatët dhe qytetarët e tyre”, thuhet në këtë dokument jozyrtar të Austrisë. Austria argumenton se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës e ka ndryshuar mjedisin gjeopolitik dhe mund të ketë ndikim negativ edhe në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke e afruar konfliktin në mes të Evropës.
“Ne duam dhe kemi nevojë t’i kemi vendet e rajonit në anën tonë. Ata janë partnerë kyçë dhe pjesëtarë përbërës të familjes evropiane, Prandaj duhet ta rimendojmë qasjen tonë ndaj zgjerimit dhe politikës së fqinjësisë. Zgjerimi nuk është vetëm një procedurë burokratike, por instrumenti më i fuqishëm gjeostrategjik”, thuhet në këtë dokument. Austria pranon se procesi i deritashëm i zgjerimit nuk ka sjellë rezultatet e duhura në vitet e fundit dhe ka çuar deri te frustrimi në rajon.
Austria propozon që të ketë integrim gradual në tregun e përbashkët të BE-së, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes së mallrave, lehtësimin e tregtisë mes rajonit dhe BE-së, heqjen e tarifave doganore për prodhimet bujqësore, lirinë e lëvizjes së punëtorëve, shërbimeve dhe kapitalit. Po ashtu, Austria propozon pjesëmarrjen në politikat e BE-së në fushën e mjedisit dhe energjisë, përfshirjen në rrjetet trans-evropiane të transportit dhe në shumë fusha të tjera.
Procesi i integrimit do të mbetej i bazuar në merita dhe secili vend do të vlerësohej në bazë të përshtatjes me standardet e BE-së dhe reformat. Qasja në fondet e BE-së, sipas këtij dokumenti, do të ishte një motiv për reforma dhe përshtatje me politikat e BE-së. Nga aspekti politik propozohet që të ftohen vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në takimet joformale të Këshillit të BE-së, ndërsa në institucionet e tjera të Bashkimit Evropian të kenë një status të vëzhguesit. Së paku një herë në vit do të duhej të kishte samite të përbashkëta të liderëve të BE-së me kolegët nga Ballkani Perëndimor.
Shumë nga këto ide pritet të diskutohet ditët në vijim, në vizitat e zyrtarëve të lartë të BE-së dhe të vendeve anëtare në rajon. Ndërsa, diskutimet kryesore do të zhvillohen më 23 qershor në Bruksel, kur zhvillohet takimi i liderëve të rajonit dhe atyre të BE-së.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Crans-Montana: 38 të lënduar ende duke u trajtuar 38 nga 115 personat e plagosur në katastrofën zvicerane të zjarrit në Crans-Montana ende po trajtohen... -
Një person në Zvicër ka fituar pothuajse 23 milionë franga në Loto -
Zvicër: 15-vjeçari humb jetën nga goditja me tren -
Pranvera në Zvicër, temperaturat deri në 23°C -
Chair nis fluturime të reja verore drejt Spanjës











