Shqipëria
Shqipëria nderon kampionen Luiza Gega
Rama theksoi se “pa sfilitje, gjak, djersë e lot nuk ka sukses, nuk ka progres e zhvillim.
Në një ceremoni të posaçme nderimi për atleten kampione të Europës, Luiza Gega, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i dorëzoi sot kampiones Luiza Gega kordonin e madh me Yllin për mirënjohje publike.
Ai tha se në këtë panoramë botërore, Luiza hyn në një kënd shumë specifik si parakumtuese e një Shqipërie ku shumë më tepër vajza e djem, shumë më shpejt se sa vonë, do të provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë cinikët që tallen me kombin, flamurin dhe çdo normë morale dhe etike të traditës shqiptare.
“Shumë vajza dhe djem sot janë të regjistruar edhe në lëvizjen e re olimpike, për të cilën kemi një vit që përgatitemi dhe që do të nisë në shtator nga shkollat e universitetet me mbi 650 skuadra të regjistruara në volejboll dhe basketboll për vajza dhe djem. Kemi një kalendar për herë të parë për lëvizjen sportive në Shqipëri. Për sportin jo thjesht për të fituar, por edhe sportin për të ndryshuar në raport me jetën shoqërore, tundimet dhe sfidat që sjell teknologjia që i ka mbërthyer fëmijët para ekranit dhe i shkëput nga shokët, gjuha e folur, puna fizike”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve













