Kosova
Rafuna: Të rinjtë nga Kosova nuk janë të informuar për jetën që i pret në Perëndim
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se trendi i largimit të të rinjëve nga vendi po arrin përmasa shqetësuese.
Sipas Rafunës të rinjtë që ia msyjnë Perëndimit nuk janë të informuar për kushte atje.
“Të gjithë janë në kërkim të një jete më të mirë, ose të një page më të mirë, fatkeqësisht të rinjtë tanë nuk janë të informuar mirë se çfarë jete i pret, nuk e kanë të qartë se pagën që e marrin a e kanë bruto apo neto, mos të lëshohem në atë se sa shpenzime kanë atje. Me shpenzimet që i kanë këtu del shumë më mirë në Kosovë sesa jashtë”, tha Rafuna në Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Ai tutje tha se nuk janë të rralla rastet kur të rinjtë që emigrojnë vendosin të kthehen në Kosovë.
“Ne kemi raste kur të rinjtë janë kthyer dhe e kanë parë atë zhgënjimin domethënë, janë kthyer se jo më lehtë qenka me jetu në Kosovë sesa në Gjermani. Për shembull, sepse kur e merr pagën, e paguan qeranë e banesës, tatimet, shpenzimet tjera, neto nuk i ka mbetur një pagë 400 ose 500 euro që as gjysmën e muajit nuk e ka kalu”, tha Rafuna.
Rafuna shtoi se institucionet e vendit duhet të hartojnë një strategji të qartë për t’ju qasur problemit të ikjes së të rinjeve.
“Na duhet një kampanjë shumë e mirë informuese, na duhet një strategji nga ana e qeverisë se si të trajtohet të rinjtë që të mos lejohet të dalin, duhet një reformë urgjente në arsim, që arsimi të lidhet me nevojat e tregut të punës dhe duhet një strategji se si të kthehen të rinjtë që kanë dalë atje”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim Në një kohë kur ritmi i jetës shpesh na largon nga rrënjët dhe reflektimi i thellë,... -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve
Jeta në Zvicër
-
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër Karburanti është bërë përsëri pak më i lirë në Zvicër, sipas shifrave nga Touring Club Switzerland... -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve












