Kosova
‘Kosova, e dyta në botë për përmirësimin e sundimit të ligjit’
World Justice Project: Kosova, e dyta në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit
Kosova është renditur si shteti i dytë në botë në përmirësimin e fushës së sundimit të ligjit për vitin 2022, përcjell albinfo.ch.
Në Indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project”, Kosova renditet e dyta, kurse shteti i parë në këtë listë, sipas kësaj organizate, është Hondurasi.
“Vendet me rënien më të madhe të sundimit të ligjit këtë vit janë Sudani, Mianmari, Haiti, Afganistani dhe Nikaragua. Vendet që përmirësuan rezultatin më të madh për sundimin e ligjit këtë vit janë Hondurasi, Kosova, Belize, Moldavia dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në raportin e “World Justice Project”.
Tutje në indeksin e tyre thuhet se dy përmirësuesit kryesorë të këtij viti janë Kosova dhe Moldavia.
“Hondurasi, Belize dhe Shtetet e Bashkuara rifituan terrenin e humbur pas zgjedhjeve të fundit dhe ndryshimeve në administratë. Megjithatë, rezultati i Shteteve të Bashkuara mbetet nën nivelet e vitit 2020. Dy përmirësuesit e tjerë kryesorë këtë vit, Kosova dhe Moldavia, po kërkojnë në mënyrë aktive anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.
Kryeministri i Kosovës, në rrjete sociale ka shkruar se ka thënë se ky publikim do të thotë se po funksionojnë reformat e nisura nga ta në sistemin e drejtësisë.
“Këtë vit ‘World Justice Project’ e ka renditur sërish Republikën e Kosovës numër 1 në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit. Ajo gjithashtu e ka renditur Kosovën numër 2 në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe po funksionojnë me shpejtësi”, ka shkruar Kurti.
Sipas publikimit të Indeksit, vendet që qëndrojnë më së keqi sa i përket përmirësimeve në sundimin e ligjit janë shtetet si: Sudani, Birmania, Haiti, Afganistani dhe Nikaragua.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane












