Kosova
Kreu i FFK-së: Shfaqja e hartës së Kosovës nga Serbia, akt i shëmtuar e provokativ
Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi, e ka cilësuar si një provokim politik, shfaqjen e hartës së Kosovës me ngjyrat e flamurit të Serbisë, në dhomat e zhveshjes së përfaqësueses serbe në Katar.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ademi u shpreh se kjo ishte një akt i shëmtuar.
“Është një akt i shëmtuar dhe një provokim i radhës që dinë ta bëjnë serbët. Nuk e kam pritur që do të ndodhte në lokalet zyrtare të zhveshjes, kjo nuk është dashur të ndodhë.
Mund ta kishim kuptuar në publik me ultras që kanë ndodhur në shumë raste, por ky provokim puro politik të ndodhë në sport, ku rregullorja e UEFA-s dhe FIFA-s nuk lejojnë përzierjen e politikës në sport dhe të ndodhë në objekte zyrtare, kjo ka qenë shokuese për ne dhe nuk e kemi menduar që dikush mund ta ketë bërë këtë”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka njoftuar të shtunën se ka nisur masa disiplinore ndaj Federatës Serbe të Futbollit për varjen e një flamuri me përmbajtje politike në raport me Kosovën në dhomat e zhveshjes përpara se të luante të enjten me Brazilin në Kupën e Botës në Katar.
“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedurat kundër Federatës së Futbollit të Serbisë për shkak të një flamuri të shfaqur në dhomën e tyre të zhveshjes me rastin e ndeshjes Brazil – Serbi”, thuhet në një deklaratë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian”












