Kosova
Kuriozitete interesante për Vitin e Ri
Duke qenë se jemi në prag të festave të fundvitit, Albinfo.ch ju sjell disa kuriozitete interesante të festës së Vitit të Ri.
- Edhe pse numërimi i madh mbrapsht ndodh pak para mesnatës kudo në botë, zona kohore në të cilën jeton njeriu përcakton se në cliën sekuencë shtrihen. Në orën 10:00 me kohë tonë lokale më 31 dhjetor, Australia dhe vendet në Azi janë disa nga të parat që festojnë Vitin e Ri dhe shumë prej tyre kanë traditat e tyre unike.
- Në Spanjë, 12 sekonda përpara mesnatës konsumohen kokrra rrushi, një për çdo rënie kambane. Në vende të tjera, konsumohen shegë, edhe këto 12 kokrra, një kokërr për çdo muaj. Arsyeja është se viti të jetë me suksese në çdo muaj.
- Romakët festonin Vitin e Ri në muajin mars. Senati, në vitin 153 përpara Krishtit, vendosi janarin si muajin e parë të Vitit të Ri. Në vitin 46 pas Krishtit, kalendari julian konfirmoi në mënyrë përfundimtare zgjedhjen e datës 1 janar si Vitin e Ri (edhe data e Krishtlindjeve duket sikur derivon nga zakonet e tyre).
- Dëshmitë më të lashta përsa u përket festimeve të Vitit të Ri janë gjetur në Babiloninë antike rreth 4000 vjet më parë.
- Në Vitin e Ri hahen disa ushqime që sjellin fat. Zgjedhja bëhet për gjithçka që ka formën e unazës. Unaza përfaqëson, në fakt, një cikël perfekt dhe mbylljen e vitit. Prandaj, ushqimet që gatuhen në forma të tilla sjellin fat.
- Vendet e fundit që i thonë lamtumirë 2022 do të jenë ishujt e vegjël periferikë të SHBA-së. Ishulli Baker do të bëhet vendi i fundit në Tokë që do të hyjë në vitin 2023 në orën 7 pasdite më 1 janar.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













