Të tjera
Ja përse skitarja e suksesshme e Zvicrës dëshiron të mësojë shqipen
Fähndrich: "Prindërit e të dashurit tim janë me origjinë nga Kosova. Prandaj është e qartë se unë jam shumë e interesuar që të mësoj gjuhën shqipe"
Nadine Fähndrich është aktualisht mbase skitarja më e suksesshme e Zvicrës. 27-vjeçarja nga Lucerni fitoi së fundmi garën e saj të dytë individuale të Kupës së Botës, transmeton albinfo.ch. Kjo ishte një arsye më shumë për gazetën Tages Anzeiger që të zhvillojë një intervistë (më ndryshe) me të.
Pyetjes së shkurtër “kush jeni Ju”, ajo i përgjigjet: “Unë jam një sportiste e pasionuar. Një grua që ka privilegjin që të kthente pasionin e saj në profesion. Më pëlqen shumë harmonia, më pëlqen kur njerëzit janë të mirë me njëri-tjetrin. Dhe unë jam me fat që jam e rrethuar nga njerëz të mirë”.
Ndërsa e pyetur se sa kohë mund të qëndrojë pa celular, ajo thotë: “Nëse miku im, prindërit e mi dhe vëllai im janë me mua, mund të rri pa celular për një kohë shumë të gjatë. Ndryshe, kryesisht jam në kontakt me ta”, transmeton albinfo.ch.
Kur keni qenë vërtet me fat, ishte pyetja e radhës për Nadine Fändrich. Ajo përgjigjet: “Kur kam takuar të dashurin tim”. Dhe në një pyetje tjetër ajo sqaron se kush është i dashuri i saj. E pyetur se çfarë tjetër do të dëshironte të mësonte, ajo thotë: “Unë jam më shumë “njeri i numrave” ndaj do të doja të përmirësoja aftësitë e mia gjuhësore. Prindërit e të dashurit tim janë me origjinë nga Kosova. Prandaj është e qartë se unë jam shumë e interesuar që të mësoj gjuhën shqipe. Një kurs për bariste është gjithashtu në listën e detyrave, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket raportit të saj me Zvicrën, Fändrich është e qetë. Pyetjes se çfarë e shqetëson në Zvicër, ajo i përgjigjet: Asgjë. Përkundrazi, e konsideroj privilegj që kam lindur dhe jam rritur këtu.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore

















