Kosova
BE: Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet
Situata vazhdon të mbetet e brishtë. Presim nga të gjitha palët që të përmbahen e ta ruajnë qetësinë, ka thënë Massrali zëdhënëse e BE-së për politikë të jashtme
Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Nabila Masrali, ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë treguar se sa e rëndësishme është të arrihet normalizimi i marrëdhënieve. Ne kemi mirëpritur shtendosjen dhe largimin e barrikadave.
BE-ja ka luajtur rol aktiv në arritjen e kësaj, në koordinim me Amerikën dhe KFOR-in. Situata vazhdon të mbetet e brishtë. Presim nga të gjitha palët që të përmbahen e ta ruajnë qetësinë, ka thënë Massrali. T’i evitojnë veprimet që kanë potencial për të kthyer përshkallëzimin apo dhunën.
EULEX-i vazhdon ta monitorojë situatën. Zhvillimet e javëve të fundit kanë treguar se sa e rëndësishme është të bëhet progres i vërtetë dhe i pakthyeshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”.
Zëdhënësja Massrali ka thënë se duhet të zbatohen marrëveshjet e deritanishme dhe se duhet të fillohet me bisedimet për themelimin e Asociacionit. Kjo gjithashtu nënkupton zbatim të plotë të marrëveshjeve ekzistuese pa vonesë, duke filluar me kthimin e serbëve në institucione dhe fillimin e diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.
Zëdhënësja tha se BE-ja do të vazhdojë të punojë me palët në këtë drejtim dhe se për takimet e ardhshme Kosovë-Serbi “sigurisht do t’i njoftojmë kur duhet”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025











